Radhë të gjata në aksin Tiranë-Elbasan, Policia ndërhyn për të menaxhuar trafikun në Bradashesh
FOTO NGA TRAFIKU ELBASAN- Vështirësitë në qarkullim kanë vijuar edhe këtë të premte në aksin Tiranë-Elbasan ku fluksi i automjeteve ka shkaktuar radhë të gjata veçanërisht në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit. Situata është rënduar kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes duke sjellë vonesa për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segment rrugor. Për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur krijimin e një situate edhe më problematike efektivët e Policisë Rrugore janë angazhuar në terren ku po kujdesen për orientimin e automjeteve dhe menaxhimin e trafikut. Rrethrrotullimi i Bradasheshit mbetet një nga pikat ku krijohen vështirësi në lëvizje sidomos në oraret me fluks të lartë automjetesh./ZËRI
Burimi:
zeri.ai