Radhë kilometrike në Qafë Thanë, udhëtarët detyrohet të presin në kufi deri në tri orë

Radhë kilometrike në Qafë Thanë, udhëtarët detyrohet të presin në kufi deri në tri orë

Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë është kthyer sërish në makthin e përvitshëm të verës, me radhë kilometrike për qytetarë dhe turistë që udhëtojnë në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut. Qindra udhëtarë, përfshirë gra e fëmijë, detyrohen të qëndrojnë për orë të tëra në temperatura mbi 30 gradë Celsius. Në shumë raste, pritja zgjat nga 1 deri në 3 orë. Shkak kryesor i kësaj situate mbetet pala maqedonase, e cila operon me një numër të kufizuar sportelesh dhe refuzon të aplikojë procedurat e përshpejtuara, të cilat në kushte normale mund të zbatoheshin për të shmangur...