Radhë kilometrike në kufirin me Kosovën, pas ndalimit të qarkullimit të kamionëve gjatë orëve më të nxehta

Radhë kilometrike në kufirin me Kosovën, pas ndalimit të qarkullimit të kamionëve gjatë orëve më të nxehta

Janë krijuar radhë kilometrike kamionësh të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra nga Shqipëria në Kosovë. Kamionët janë të parkuar në dy korsi dhe presin për të hyrë në Kosovë përmes pikës doganore të Vërmicës. Shkaku i kësaj radhe është ndalesa e përkohshme nga ora 13:00 deri në orën 17:00, vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës. Radha shtrihet nga fshati Bardhoc deri në hyrje të pikës doganore në Vërmicë. Sot ishte dita e fundit e masës ndaluese për lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostradat dhe rrugët rajonale të Kosovës, një vendim i marrë për...