Radhë kilometrike në doganën e Vërmicës dhe në rrugën Morinë-Kukës, kamionët nga Shqipëria presin prej orësh

Radhë kilometrike në doganën e Vërmicës dhe në rrugën Morinë-Kukës, kamionët nga Shqipëria presin prej orësh

PAMJE NGA NGJARJA KOSOVË-Një rradhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar në aksin Bardhoc–Vermicë të rrugës Morinë-Kukës me drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Shkak i kësaj situate është masa e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit e Kosovës, e cila prej orës 11:00 deri në 17:00 ndaloi qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostradat dhe rrugët rajonale, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Kamionat po presin për të hyrë në Kosovë kjo edhe nga mos përballimi i këtij fluksi nga autoritet doganore të Kosovës për kryrjen e procedurave diganore.