Rabiot shpërthen kundër arbitrave: Pranojini gabimet! Nëse gënjeni, i bëni dëm futbollit italian

Rabiot shpërthen kundër arbitrave: Pranojini gabimet! Nëse gënjeni, i bëni dëm futbollit italian

9 Nëntor 2026 7:53 Alfred Lleshi Fitorja e Milanit në fushën e Genoa nuk e qetësoi Adrien Rabiot, i cili mbeti i revoltuar për mosndëshkimin me karton të kuq të Marcandalli. Në minutën e 50-të, mbrojtësi i Genoa rrëzoi francezin rreth 60 metra larg portës. Rabiot kërkoi përjashtimin e tij për një faull si lojtar i fundit, por arbitri Massa nxori vetëm kartonin e verdhë. Ish-arbitri Gianpaolo Calvarese e konsideroi të mbrojtshëm vendimin e Massës, duke argumentuar se VAR-i nuk do të ndërhynte nëse gjyqtari do të kishte nxjerrë menjëherë kartonin e kuq. Për përjashtimin në rastin e mohimit të një rasti të dukshëm shënimi duhet të plotësohen katër kritere: distanca nga porta, drejtimi i aksionit, mundësia për të kontrolluar topin dhe pozicioni e numri...