Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ra nga trageti i linjës Greqi-Itali, patrullime edhe nga autoritetet shqiptare për të gjetur pasagjerin e zhdukur
Foto ilustruese TIRANË- Një person është zhdukur në det pak ditë më parë, pasi u rrëzua nga një traget i linjës Greqi-Itali. Ngjarja ndodhi më 4 gusht të këtij viti, kur një shtetas francez përfundoi në det. Ende nuk dihet nëse është vetëhedhur, apo rënë aksidentalisht pasi nuk është ndjerë mirë gjatë udhëtimit. Që tre ditë më parë, kur u vu re mungesa e tij, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane, nisën një operacion të gjerë për kërkimin e pasagjerit. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Operacioni ka nisur fillimisht nga autoritetet italiane në zonën përreth vendngjarjes, ndërkohë që forcat shqiptare janë përfshirë për të zgjeruar perimetrin e kërkimit, nga Kepi i Stillos në jug...