Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ra nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar
Një 66-vjeçar, punonjës i një firme ndërtimi në Berat është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim në lagjen “Kushtrimi”. Si pasojë e dëmtimeve që ka marrë pas rrëzimit, 66-vjeçari ka humbur jetën në spital, teksa po merrte ndihmën e parë. Policia bën të ditur se grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.