Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ra nga çatia e kishës/ Rëndohet gjendja shëndetësore e priftit, transportohet me helikopter drejt Tiranës
👁6947
Rëndohet gjendja shëndetësore e Kristaq Visos, priftit 63-vjeçar i cili ra rënë aksidentalisht nga çatia e Kishës në Korçë. Viso është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Mesohet se prifti po riparonte çatinë e kishës dhe ka rënë brenda ambienteve të kishës, pasi çatia është shembur. Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr.14. Kristaq Viso ka pësuar dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.