Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Qyteti jonë apo qyteti ynë? Ja si duhet të shkruhet
Nga Eroll Sejdiu Në ligjërimin e folur dhe të shkruar vihen re përdorime të gabuara të trajtave rasore të përemrave vetorë. Më të shpeshta janë rastet e përdorimit të trajtave: neve, juve për: ne dhe ju, pra përdoret gabimisht trajta e rasës dhanore në vend të trajtave të rasës kallëzore dhe emërore. P.sh.: Neve e ndërpremë punën (për: Ne e ndërpremë punën). Me mjete që kemi neve (për: Me mjetet që kemi ne). E njëjta dukuri ndodh edhe kur përdoren me parafjalë. P.sh.: Nga neve priten suksese (për: Nga ne priten suksese). Po kështu, vihet re që pas parafjalëve nga e te(k), përdoren format e rasës dhanore. P.sh.: Eja tek mua (për: Eja tek unë). Nga mua mos prit gjë të keqe (për: Nga unë...