Qyteti i Pogradecit mirëpret rikthimin e një prej festave më të dashura dhe autentike të zonës: “Mokra n’Fest”

Qyteti i Pogradecit mirëpret rikthimin e një prej festave më të dashura dhe autentike të zonës: “Mokra n’Fest”

Nga brigjet e liqenit e deri në zemër të malësive, muaji gusht është kthyer në një mozaik festash dhe ngjarjesh kulturore në çdo cep të Shqipërisë. Në këtë atmosferë të ngrohtë verore, qyteti i Pogradecit mirëpret rikthimin e një prej festave më të dashura dhe autentike të zonës: “Mokra n’Fest”, më 16 gusht 2025. Kjo festë është më shumë sesa një ngjarje – është një përjetim i gjallë i rrënjëve, i historisë dhe shpirtit të komunitetit mokrar. Me një program të pasur që përfshin muzikë tradicionale dhe moderne, gatime të zonës, aktivitete në natyrë, kamping, garat me kanoe, si dhe koloni piktorësh, “Mokra n’Fest” ofron argëtim për të gjitha moshat. Festa e identitetit lokal “Mokra n’Fest” është kthyer në një pikëtakim të brezave dhe vizitorëve,...