Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qyteti amerikan Los Angeles në flakë nga përplasjet e turmës me Gardën Kombëtare
👁2987
Qyteti i Los Angeles është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të dërguar agjentë të imigracionit dhe më pas 2,000 trupa të Gardës Kombëtare për të arrestuar emigrantë të paautorizuar. Në disa pjesë të autostradës 101 të Los Angelesit protestuesit bllokuan kolonën policore duke e qëlluar me gurë, si pasojë e të cilave u shkatërruan disa automjete policore, dhe u regjistruan edhe raste dëmtimesh te policët. Të paktën 56 persona u arrestuan gjatë fundjavës, pasi protestuesve kundër bastisjeve të autoriteteve federale të emigracionit u urdhërua të largohen gjatë natës nga qendra e Los Angelesit....