Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Qytetet termale historike të Europës në rrezik nga ndryshimet klimatike
👁4693
Temperaturat në rritje, përmbytjet dhe thatësira kërcënojnë burimet natyrore të ujërave termale që kanë formuar qytetet e famshme termale të Europës, një trashëgimi që daton prej kohës së Romës së lashtë dhe që ka tërhequr për shekuj vizitorë në kërkim të shëndetit dhe mirëqenies. Njëmbëdhjetë prej këtyre qyteteve – si Bath në Mbretërinë e Bashkuar, Baden Baden në Gjermani dhe Vichy në Francë – janë të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Sot, përballë sfidave që sjell ngrohja globale, këto qytete po bashkohen me programin “Preserving Legacies” të Shoqatës National Geographic për të mbrojtur trashëgiminë e tyre nga...