Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?
Në bazë të Indeksit Global të Qyteteve 2026 të publikuar nga Oxford Economics, cilësia e një qyteti nuk matet vetëm nga forca ekonomike apo madhësia e tij, por nga pesë kritere kyçe: qeverisja, ekonomia, kapitali njerëzor, mjedisi dhe cilësia e jetës. Në majë të listës për këtë vit renditen metropole të mëdha si Nju Jorku, Londra dhe Parisi, të ndjekura nga qendra të tjera të rëndësishme si Seattle, San Francisko dhe Dublin. Analiza e qyteteve më performuese nxjerr në pah katër cilësi kryesore që i bëjnë ato kaq të lakmueshme. Tërheqja e talenteve dhe diversiteti kulturor Qytetet me rezultatet më të larta në kapitalin njerëzor shquhen për shkallën e lartë të arsimit, aftësive dhe diversitetit demografik. Londra kryeson këtë kategori, ku rreth 40% e popullsisë...
Burimi:
javanews.al