Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Qytetarët e Elbasanit padisin “Eco-Elb”, paditësja: Dua dëmshpërblim, jam e sëmurë!
Foto ilustruese ELBASAN- Dy qytetarë nga Elbasani kanë hedhur në gjyq Bashkinë e Elbasanit dhe kompaninë "Eco-Elb". Fatmira dhe Gentian Serjani i janë drejtuar me padi civile gjykatës së rrethit me akuzën për cenim të rëndë të mjedisit dhe shëndetit publik si pasojë e zjarrit të ndodhur më 1 korrik. Padia është dorëzuar me pretendimet e 65-vjeçares, e cila pretendon se shëndeti i saj është rënduar për shkak të ndotjes së shkaktuar nga zjarri i rënë në lanfillin e Elbasanit. "Unë jam Fatmira kam 15 vite që vuaj nga astma. Ato ditë kur ishte djegia në Metarulgji, mua mu mor fryma dhe u detyrova ta përdor pompën 5-6 herë në ditë. Dua të drejtën time,"-tha paditësja. Ndërkohë më shumë detaje për padinë dha në "MCN",...