QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

QR-kodi i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion për monumentin, pas skanimit i orientonte ata drejt përmbajtjeve pornografike. Rasti ka ngritur pikëpyetje për sigurinë dhe funksionalitetin e QR-kodeve të vendosura në monumentet e kulturës dhe hapësirat turistike, in formon Tch. Turistët që vizitojnë Gjirokastrën thonë se në përgjithësi nuk i përdorin QR-kodet në ambiente publike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe gjatë udhëtimeve jashtë vendit. “Ne kemi udhëtuar kudo, por QR-kodet nuk i përdorim kurrë. I besojmë më shumë një faqeje në internet sesa këtyre kodeve, dhe kjo nuk ndodh vetëm këtu në Shqipëri, por kudo ku shkojmë”, tha një turist. “Ne nuk skanojmë asnjëherë QR-kodet, është më e thjeshtë të përdorim web sesa ato nuk...