Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bëri thirrje subjekteve tregtare të depozitojnë në kohë pasqyrat financiare për vitin 2024. QKB bën të ditur se afati i fundit është 31 korriku dhe se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative. Sipas QKB-së, aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania. Dokumentacioni përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.