QKB thirje bizneseve, rikujton afatin e dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin 2024

QKB thirje bizneseve, rikujton afatin e dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin 2024

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u ka rikujtuar sot të gjitha subjektet tregtare rëndësinë e dorëzimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024. QKB thekson se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang vendosjen e masave administrative ndaj bizneseve që nuk përmbushin këtë detyrim. Afati i fundit për depozitimin e dokumentacionit është data 31 Korrik 2025. Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit zyrtar e-Albania. Dokumentet që duhet të dorëzohen, sipas kërkesave ligjore, janë: Pasqyrat financiare vjetore Raporti i ecurisë së veprimtarisë Raporti i auditimit (kur mbajtja e tij është e detyrueshme)
Burimi: Sot.com.al