Qindra mesazhe dhe telefonata, hapet “arkiva”, gazetari: Komunikimet e Agasit me Hysenin shkojnë deri te Veliaj

Qindra mesazhe dhe telefonata, hapet “arkiva”, gazetari: Komunikimet e Agasit me Hysenin shkojnë deri te Veliaj

foto ilustrim: agasi-veliaj-hyseni TIRANË- Qindra komunikime, mesazhe dhe telefonata mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, janë zbuluar, duke nxjerrë në pah kontaktet e vazhdueshme mes tyre dhe duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre. Detaje të tjera pritet të dalin në vijim, ndërsa gazetari Elvi Fundo zbuloi mbrëmjen e djeshme në “Opinion” se komunikimet e zbardhura nga telefoni i Agasit përfshijnë edhe biseda që lidhen me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn. Sipas Fundos, Agasi dhe Vlora Hyseni kanë shkëmbyer mesazhe lidhur me çështjen e Veliajt. Gjithashtu, gazetari pretendoi se Hyseni ka ndërhyrë në emër të Agasit dhe Veliajt për zgjedhjen e Naureda Llagamit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. “Këto janë në kuadër të fjalëve, por di se ka...