Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qindra ish-zyrtarë izraelitë i bëjnë thirrje Trumpit: Na ndihmo në përfundimin e luftës në Gaza, ndaloni vuajtjet
Një grup prej rreth 600 zyrtarësh të pensionuar të sigurisë izraelite, përfshirë ish-krerë të agjencive të inteligjencës, i kanë shkruar Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ushtruar presion mbi Izraelin që t’i japë fund menjëherë luftës në Gaza. “Është gjykimi ynë profesional se Hamasi nuk përbën më një kërcënim strategjik për Izraelin. Besueshmëria juaj me shumicën dërrmuese të izraelitëve rrit aftësinë tuaj për ta drejtuar Kryeministrin Netanyahu dhe qeverinë e tij në drejtimin e duhur: Jepini fund luftës, ktheni pengjet, ndaloni vuajtjet”, thanë zyrtarët. Apeli i tyre vjen mes raportimeve se Netanyahu po shtyn përpara zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, ndërsa bisedimet indirekte për armëpushim me Hamasin kanë ngecur. Izraeli nisi një luftë shkatërruese në Gaza pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor...