Qindra dronë rusë mbi Ukrainë, sulmet e fundit ajrore shkaktojnë 2 të vrarë e 12 të plagosur

Qindra dronë rusë mbi Ukrainë, sulmet e fundit ajrore shkaktojnë 2 të vrarë e 12 të plagosur

Rusia ka vijuar sulmet e saj në Ukrainë. 400 dronë dhe një raketë balistike, kanë goditur  tre qytete, duke shkaktuar viktima dhe dëmë materiale. Autoritetet bënë të ditur se dy persona mbetën të vdekur dhe 12 të tjerë u plagosën. Sulmet e fundit vijnë vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërkoi një marrëveshje paqeje mes dy vendeve brenda një afati 50 ditor. Por një ditë më parë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dukej i pashqetësuar për sanksionet, ndërsa shprehu besim në aftësinë e Rusisë për t’i bërë ballë edhe masave të reja nga perëndimi.
Burimi: Vizionplus.tv