Qielli mbulohet nga tymi, dronët rusë godasin depot në Ukrainë

Qielli mbulohet nga tymi, dronët rusë godasin depot në Ukrainë

Kiev– Qielli është mbushur nga një tym i dendur pas një sulmi me dronë rusë, i cili ka shkaktuar zjarre në disa depo. Pamjet nga zona tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen në qiell, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar për përballimin e situatës dhe shuarjen e flakëve. Sulmi ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa autoritetet ukrainase po vlerësojnë pasojat dhe po hetojnë objektivat e goditura. Kievi dhe zonat përreth janë përballur vazhdimisht me sulme ajrore me dronë dhe raketa gjatë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. /vizionplus.tv