“Qiell” i Mieko Kawakami-t nxit diskutimin e të rinjve mbi bullizmin

“Qiell” i Mieko Kawakami-t nxit diskutimin e të rinjve mbi bullizmin

Takimi i dytë i Klubit Kombëtar Rinor të Leximit, pati në qendër romanin “Qiell” i shkrimtares japoneze Mieko Kawakami, përkthyer në shqip nga Andreas Dushi. Diskutimi i të rinjve u përqendrua në disa prej pyetjeve që i shqetësojnë ata në jetën e përditshme: Pse bullizon dikush? Pse bullizohet dikush? A njohin nxënësit përvoja të tilla në realitetin ku jetojnë? Letërsia shërbeu si pikënisje për të diskutuar një fenomen të pranishëm në realitetin e shumë të rinjve, bullizmin, duke e parë atë përmes përvojave të personazheve të librit, por edhe përmes realitetit të përditshëm të nxënësve. Nxënësit vunë re ngjashmëri mes situatave të përshkruara në roman dhe realitetit ku jetojnë, ndërsa diskutimi u pasurua edhe nga interpretimet e tyre mbi sjelljet dhe zgjedhjet e personazheve. Një...