“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi, deputetja e Partisë Socialiste (PS), Romina Kuko, diskutoi thellësisht rreth temës së “Etheve të shtatë ditëve”, duke ngritur nevojën për një ndarje të qartë midis së drejtës për manifestim demokratik dhe akteve të dhunës. Sipas saj, qasja ndaj protestave duhet të jetë e kujdesshme për të mos legjitimuar dhunën si një mjet për rrëzimin e qeverive: “Në qoftë se ne vendosim precedentin që një qeveri ikën se mblidhen disa njerëz të dhunshëm nuk ka asnjë qeveri që mund të vijë pas kësaj që do të jetë imune ndaj këtij fenomeni.” Kuko nënvizoi se kërkesat sociale, si ato të studentëve për strehim me qira më të ulët, nuk gjejnë zgjidhje përmes vandalizmit apo djegies së institucioneve. Sipas saj, dëmtimi i...