Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qeveria vendos: Të hiqen të gjitha linjat e internetit dhe korentit në ajër
Tirana dhe krejt qytetet e vendit janë kthyer në “merimanga” ajrore të shumëfishta aqsa të krijon pamjen e një filmi horror. Por mësohet se kryeministri Rama ka lëshuar një urdhër të prerë kompanive të internetit në Tiranë dhe krejt Shqipërinë që të marrin masa urgjente për ti hequr linjat e internetit dhe kabllot e OSHEE nga ajri dhe të futen nëntokë. Në fakt kush e shikon Tiranën se si rrugët apo hyrjet e pallatave janë kthyer në rrjete merimangash, e vlerëson vendimin e kryeministrit Rama.