Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur/ Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve

Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur/ Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve

Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur/ Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve Të premten në mesditë, në një nga sallat e kryeministrisë ishin ftuar pronarët e supermarketeve, që prej dy javësh kishin refuzuar t’i dorëzonin qeverisë një liste me çmimet e mallrave që shesin në dyqanet e tyre. Me buzët e rrudhura, vetullat e mbledhura dhe me pamjen e njeriut që e kishte gdhirë gjithë natën duke menduar për çmimin e bukës dhe të vezës, Edi Rama hyri i pari në sallën ku e prisnin tregtarët. Përballë tij, pronarët rrinin seriozë e të heshtur dhe, për disa çaste, skena të sillte ndër mend më shumë një mbledhje të komisarëve me fshatarët te filmi “Përballimi”, se sa një takim të qeverisë me biznesin në një...