“Qeveria s’ka lidhje me çaktivizimin e rrjeteve sociale”- Rama: Turp grupit që përhap absurditete, duan t’i japin jetë revolucionit të shfryrë! Janë të njëjtat burime si…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot (3 shtator) përmes një deklarate në rrjetin social X, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës lidhur me mbylljen apo kufizimin e llogarive në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë i ka cilësuar këto pretendime si “propagandë të ulët” dhe “absurditete”, duke mohuar çdo përfshirje të autoriteteve shtetërore në këtë proces. Në reagimin e tij, Rama ka ngritur dyshime se pas këtyre skenarëve qëndrojnë të njëjtat burime që nxitën të ashtuquajturin “Revolucion i Flamingos” dhe trazirat në Ceuta, me qëllim ringjalljen e asaj që ai e quan një aksion politik të dështuar. “Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërsa publikojnë një insinuatë vizuale aq të pacipë? Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe turpit të kundërshtarëve të mi për...
Burimi:
javanews.al