No Image Available

Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin, shtohet numri i subjekteve që do paguajnë TVSH

Paketa fiskale 2027 rrezikon të shtojë presionin mbi bizneset duke rritur taksat mbi fitimin dhe dividendin ndërsa njëkohësisht zgjeron numrin e subjekteve që do të detyrohen të paguajnë TVSH. Në një kohë kur sipërmarrjet përballen me kosto të larta, zhvlerësimin e euros dhe vështirësi në ruajtjen e konkurrueshmërisë, qeveria propozon rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe pothuajse dyfishimin e tatimit mbi dividendin, nga 8% në 15%. “Rritja e normës së tatimit mbi të ardhurat e korporatave nga 15% në 17% synon një shpërndarje më të balancuar të barrës tatimore, duke rritur kontributin e të ardhurave nga fitimi në raport me të ardhurat nga punësimi. Kjo masë vlerësohet të ketë një efekt pozitiv në të ardhurat buxhetore prej rreth 5 miliardë lekësh në vit....