Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qeveria ‘nuk fal’ bizneset! Mijëra subjekte vetëm pak orë për të shmangur gjobën 60 mijë lekë
Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci duhet të dorëzohet brenda datës 31 korrik, në të kundërt do të përballen me penalitetet që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar. “Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, përfshin: pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit”, thuhet në njoftimin e QKB-së. Sipas të dhënave të siguruara nga Report TV deri më tani janë dorëzuar 26.500 bilance dhe 2000 të tjera janë ende në shqyrtim...