Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qeveria miraton hapjen e pikës kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës
Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë nisjes së qarkullimit ndërkombëtar të pasagjerëve përmes këtij aeroporti të ri. Vendimi është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë dhe me porosi të Kryeministrit Edi Rama, dhe është marrë në mbështetje të ligjit për kontrollin kufitar dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sipas vendimit, pika kufitare do të shërbejë për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve, ndërsa për zbatimin e tij janë ngarkuar disa ministri: Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë...