Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës
Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ të ri, i cili synon “krijimin e një skeme kompensimi nga shteti për dëmet materiale të shkaktuara nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve”, të zhvilluara midis datave 13 dhe 22 tetor 2026. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, ka si qëllim dëmshpërblimin e plotë të subjekteve të prekura, “pa ndryshuar kushtet materiale të përgjegjësisë civile të shkaktuesit të dëmit”. Sipas dokumentit zyrtar, përfitues të kësaj skeme do të jenë ekskluzivisht “personat fizikë ose juridikë privatë, që kategorizohen si biznese/tatimpagues, me kufi të qarkullimit deri në 14 milionë lekë, bazuar në deklaratën vjetore të vitit 2025”. Një kusht thelbësor i vendosur në akt është se kompensimi do të ofrohet vetëm për asetet e pambuluara...
Burimi:
javanews.al