Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%
Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%. Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas. Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet...