Qeveria e gjobiti me 5 mijë euro për protestën, shqiptarët i vijnë në ndihmë 17 vjeçarit, mbledhin 130 mijë euro
Historia e 17-vjeçarit Erind Goçllari ka prekur mijëra shqiptarë, të cilët janë bashkuar në një fushatë solidariteti për të ndihmuar atë dhe familjen e tij. Vetëm pak orë pas publikimit të historisë së tij, kontributet kanë arritur në 109.233 paund, ose rreth 130.860 euro. Pas kësaj shume qëndrojnë mijëra donatorë, të cilët kanë zgjedhur të kontribuojnë për t’i dhënë Erindit dhe familjes së tij më shumë shpresë për të ardhmen. Fushata ka marrë një mbështetje të gjerë, ndërsa organizatorët kanë falënderuar të gjithë ata që dhuruan, shpërndanë historinë dhe u bënë pjesë e kësaj nisme humanitare. Solidariteti i treguar ka dëshmuar edhe një herë fuqinë e bashkimit përballë vështirësive, duke e bërë Erindin të mos ndihet i vetëm në këtë rrugëtim
Burimi:
ntv.al