Shqipëria vijon të shuhet, bien lindjet

Shqipëria vijon të shuhet, bien lindjet

Shqipëria po vijon të vuajë nga tkurrja e lindjeve, ndërsa shtesa natyrore e popullsisë mbetet minimale. Pasojat e zbrazjes së qyteteve përveç qendrës së vendit Tiranë e Durrës dhe emigrimi i të rinjve po japin gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2026 është 5,787 me një rënie me 10,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2025, ndërsa në krahasim me tremujorin e dytë 2026 lindjet u rritën me 13.4%. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2026 është 5.045, duke shënuar rritje me 3,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2026 dhe një rritje prej 0,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2025. Në tremujorin e tretë 2026, pesë qarqe të vendit...