Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qeveria do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive! Ekspertët: Lajm i mirë, do të ulë çmimin
“Do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës”, deklaronte mbrëmë nga Cërriku Kryeministri Rama. Shteti jo vetëm rregullator që bën ligje e harton skema për zhvillimin e ekonomisë, por do të ‘veshë’ edhe rolin e sipërmarrësit. Kreu i qeverisë Edi Rama ju rikthye më 2 korrik premtimit të 2022-shit, për krijimin e Rezervës Shtetërore të Naftës përmes Albpetrol. “Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do angazhohet për të krijuar rezervën e vet”, u shpreh Rama më 11 mars 2022, kohë kur sapo kishte nisur kriza e çmimeve. E ideuar fillimisht si rezervë për ‘kohë të këqija’...