Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

Qeveria ka depozituar në Kuvend si nismë të saj një projektligji të propozuar nga Banka e Shqipërisë sipas të cilit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do ketë imunitet duke kufizuar arrestimin e tij dhe masa të tjera shtrënguese duke e lënë në dorën e Kuvendit vendimin. Projektligji për Bankën e Shqipërisë ka hapur debat të fortë teksa ligji i propozuar ngre pikëpyetje për ndikimin në hetimet penale. Neni 72 i projektligjit, parashikon për Guvernatorin imunitet ndaj arrestit me burg apo në shtëpi dhe çfarë do masë tjetër shtrënguese nëse ai akuzohet për vepra penale të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe funksionit të tij në mënyrë që të ruhet pavarësia e shmangen presionet ndaj institucionit më të lartë financiar në vend. “Ne në nenin...