Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qershori më i nxehtë në histori/ E regjistron Spanja e Anglia! Deri në fund të shekullit, temperaturat 50 gradë celsius
Tashmë është zyrtare! Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë në histori. Shërbimi meteorologjik spajoll, Aemet, tha se qershori “jashtëzakonisht i nxehtë” – me një temperaturë mesatare prej 23.6 gradësh Celsius – “ka shënuar rekorde”, duke tejkaluar mesataren normale për korrikun dhe gushtin. Në Angli, Zyra Meteorologjike tha se temperatura mesatare e qershorit prej 16.9 gradësh Celsius vendosi një rekord të ri për muajin e kaluar, ndërsa Mbretëria e Bashkuar – në tërësi – regjistroi qershorin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1884. Portugalia kontinentale regjistroi, gjithashtu, një temperaturë ditore rekord...