Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qeni hero që shpëtoi 67 persona, filloi të lehte para një rrëshqitjeje masive dheu
Lehja e një qeni në mes të natës shpëtoi jetën e 67 personave në një fshat në Himalaje përpara se një rrëshqitje masive dheu të shkatërronte shtëpitë e tyre. Ngjarja ndodhi pas mesnatës në fshatin Siyathi, i vendosur në shtetin indian të Himachal Pradesh. Sipas familjes së tij, qeni filloi të lehte pikërisht kur shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan shembjen e një rrëshqitjeje dheu, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi. “U zgjova nga lehjet. Kur shkova drejt tij, pashë një çarje të madhe në murin e shtëpisë dhe uji kishte filluar të hynte. Vrapova poshtë me qenin dhe i zgjova të gjithë. Ai...