Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Qëndrojmë larg regjimit të Ajatollahëve!”/ Igli Hasani: Shqipëria, krah vendeve Perëndimore!
“Shqipëria qëndron krah vendeve perëndimore!”. Kështu deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv. I pyetur nga analisti Redi Shehu, se përse Shqipëria ka një qëndrim pro Izraelit pa kushte, ndërkohë që Bashkimi Europian ka një gjuhë më të moderuar, Hasani tha se vendi ynë ka mbajtur një qëndrim në linjë me Perëndimin, larg ekstremizmit. Debati: Redi Shehu: BE po përpiqet të ndërtojë urë komunikimi ndryshe nga SHBA. Ndërkohë Shqipëria, që aspiron për të qenë në BE, mbështet pa kushte Izraelin në flagrancën e shkeljes së çdo ligji...