Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qendrat shëndetësore të hapura 24/7, ministrja Koçiu: Në gatishmëri të plotë për të garantuar sezonin veror
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot takim me drejtuesit e spitaleve rajonale në mbarë vendin, në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik. Në fjalën e saj, ministrja kërkoi nga strukturat përkatëse angazhim për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe gatishmërinë për menaxhimin e fluksit të shtuar të pacientëve dhe përforcimin e ekipeve të urgjencës. “Të gjithë strukturat spitalore që kanë fluks të shtuar pushuesish vendas dhe të huaj do duhet të jenë në gatishmëri njësoj si muajt e kaluar, por me një fokus të shtuar...