Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Qendrat e emigrantëve/ Politikanët italianë: Njerëzit e Ramës përfituan paratë e taksapaguesve italianë
Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga vjeshta e vitit 2023. Ishte atëherë kur Giorgia Meloni, kryeministrja e djathtë e Italisë, kishte njoftuar një plan për të ulur numrin e azilkërkuesve që përpiqen të hyjnë në Itali, duke i devijuar ata matanë detit, drejt Shqipërisë, për shqyrtim dhe – me shumë gjasë...