Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE po planifikojnë marrëveshje për t’i ngritur në një shtet jashtë unionit
Gjermania, Austria, Greqia, Danimarka dhe Holanda po punojnë për një marrëveshje që do t’u mundësonte dërgimin e migrantëve pa leje qëndrimi në qendra kthimi jashtë territorit të Bashkimit Europian. Pesë vendet e unionit kanë bërë hapa konkretë drejt një marrëveshjeje me të paktën një shtet jashtë BE-së. Qëllimi është krijimi i qendrave të kthimit, struktura jashtë BE ku emigrantët e paligjshëm do të dërgoheshin teksa presin procedurat e riatdhesimit. Megjithatë, vendet nuk kanë bërë të ditur se cilat shtete mund të shërbejnë si destinacione për këto qendra. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt deklaroi se vendet synojnë të arrijnë marrëveshjen sa më parë . “Ne duam të arrijmë një marrëveshje me vendet e treta këtë vit që do të mundësojë krijimin e qendrave të kthimit”,...
Burimi:
vizionplus.tv