Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qëlloi me pistoletë lodër mjeken në QSUT dhe përplasi disa automjete/ Ja çfarë u gjet në banesën dhe makinën e 42-vjeçarit
👁2200
Një 42-vjeçar ka rënë në pranga pasi qëlloi me pistoletë lodër mjeken e spitalit në QSUT dhe më pas përplasi tre makina policie. Ai rrezikoi një ditë më parë jetën e punonjësve të Policisë, duke përplasur 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, ku si pasojë, u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit të banesës dhe të automjetit të tij, iu gjetën sasi municioni për armë zjarri dhe armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse arme. Top Channel