Burimi:
Top-Channel.tv

Qëlloi me armë në drejtim të banesës së dy vëllezërve, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë
👁2270
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në tetor të vitit 2023 qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Domje. A.C. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim. Mësohet se 30-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm penal në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe...