Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç. Po ashtu, mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ish-dega e brendshme, në qytetin e Shkodrës. Ende nuk dihen shkaqen që çuan në këtë ngjarje, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur arrestimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.