Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj, vriten 4 prej tyre, plagosen disa të tjerë në Llogara
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë nga ku mësohet se 22 kuaj janë qëlluar me armë gjaku. Sipas informacioneve, nga të shtënat 4 kuaj janë vrarë dhe 3 janë plagosur. Raportohet se ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, ndërsa policia ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të konkurrencës ose ndonjë konflikt mes pronarëve që bëjnë guida. Banorët thonë për mediat se ky nuk është rasti i parë që kafshët në këtë zonë goditen me armë, por ky ka shkaktuar zemërim publik dhe thirrje nga aktivistët për ndërhyrje urgjente. Nga ana tjetër pronari i kuajve ka deklaruar se autoritetet janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.