Burimi:
Javanews.al

Qarkullonte me armë zjarri rrugëve të Shkodrës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari! Pistoleta dërgohet për ekspertim në laborator (Emri)
👁11054
Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga një 44-vjeçari, pasi qarkullonte në makinë me armë zjarri. I arrestuari Isak Mema, banues në Laknas, u lokalizuar në sheshin “Isa Boletini” nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërsa pistoleta do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë. Aksioni erdhi pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për 44-vjeçarin Mema dhe ndërhyrja u bë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e...