Qafë Thanë/ Fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, pritje të gjata në kufi

Qafë Thanë/ Fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, pritje të gjata në kufi

 Në pikën kufitare të Qafë Thanës është regjistruar sot një fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, duke krijuar një radhë pritjeje që tejkalon 1 kilometër. Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj dhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët po kthehen nga pushimet verore në vendin tonë. Sipas tyre, pritjet janë të gjata dhe shkaku kryesor mbetet pala maqedonase, e cila nuk po koordinohet me autoritetet shqiptare për të aplikuar një procedurë të përshpejtuar kalimi. Sezoni veror ka sjellë rritje të ndjeshme të kalimeve në këtë pikë kufitare, sidomos nga pushues që vizitojnë Shqipërinë për një ditë...