“Pyka”, tregim nga Ndue Dedaj

“Pyka”, tregim nga Ndue Dedaj

– A. N. B. Prishtinë – Nga Ndue Dedaj E kisha rrëxue lisin, tue ra me rrapëllimë mbi dushqe, e kisha copëtue trungje – trungje me sharrë, në njanën anë unë e në tjetrën nji shoq, e tash më duhej me e ça çdo trung përmidis e pastaj katërsh, për me nxjerrë landët që më nevojiteshin për ngrefën e shtëpisë së re. Kishte qenë lisi ma i naltë e ma i fortë i pyllit, në shpatin sipër shtëpisë tonë, që shkonte deri te reza e vijës. Në fillim nuk kisha dashtë me e pre, por asnji tjetër nuk ishte ma i përshtatshëm se ai për ngrefën. Mirëpo trungu i tij nuk po çahej me latushën e madhe, që e kisha mpreh në farkë enkas për...