Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha doli sot sërish në bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale dhe, për herë të shtatë brenda javës, u tregoi shqiptarëve për takimet e tij në SHBA. Në të njëjtën dalje, ai akuzoi SPAK-un se i shërben Edi Ramës dhe e paraqiti kryeministrin si të tmerruar nga mundësia e një përballjeje me drejtësinë. Por momenti më domethënës nuk ishte as sulmi ndaj SPAK-ut, as rrëfimi i radhës për Amerikën. Ishte një pyetje nga “ndjekësja” Greta Beqiri. Me pak vëmendje, rezulton se zonja Beqiri nuk është thjesht një qytetare që pyet nga rrjetet sociale, por punonjëse e zyrës së shtypit të PD-së, personi që shpërndan njoftimet e partisë në grupet e gazetarëve. Pyetjet e porositura nuk janë risi në politikën shqiptare. I bëjnë të gjithë:...