Pyetësori i Prustit/ Durim Taçi: “Të jem gati”, një filozofi e jetës, dashurisë dhe pendesës

Pyetësori i Prustit/ Durim Taçi: “Të jem gati”, një filozofi e jetës, dashurisë dhe pendesës

Pyetësorit të Prustit në ObserverKult i përgjigjet shkrimtari, Durim Taçi: Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer? Lumturia e përkryer nuk është një perspektivë, është një mënyrë jetese, me uljet dhe zbritjet e saj. E perceptoj zakonisht kur kam mbaruar një punë të rëndësishme, ndonjë tekst për të cilin kam punuar gjatë, për shembull, dhe atëherë ndihem i lumtur me tepri, gati në ekzaltim. Këtë gjendje dua t’ua bëj me dije edhe njerëzve të mi më të dashur, derisa kuptoj që duhet të frenohem. Atëherë hyj edhe një herë në fazën kur më duhet të pres për momentin e lumtur të radhës, i cili do të vijë, pa e menduar se si e kur. Cila është frika juaj më e madhe? Më ka...